Art&Argëtim

Bota e izoluar por regjisorja shqiptare korr sukses në Qipro. Suela Bako ‘rrëmben’ çmimin e parë për filmin “The Thre

22 Prill 2020, 20:02 Nga DOSJA
Bota e izoluar por regjisorja shqiptare korr sukses në Qipro. Suela Bako

QIPRO-Gjatë kohës ku e gjithë bota është e izoluar për shkak të pandemisë, kjo gjë nuk ka ndaluar zhvillimin e festivalit të filmave në Qipro që është mbajtur në 9-11 prill të këtij viti. E një nga filmat ka qenë edhe ai i regjisores shqiptare Suela Bako e cila i ka dalë që të ‘rrëmbejë” çmimin e parë.

Ndryshe nga vitet e tjera, festivali u realizua virtualisht nëpërmjet video-konferencave. Gjithë pjesëmarrësit, që kishin aplikuar nga e gjithë bota, janë prezantuar online si dhe çmimet janë dhënë po online. Këtë e ka treguar vetë Suela nëpërmjet një lidhje me ‘Skype’ për, ReportTv, e cila ka folur për projektin e filmit “The Three of Us”.

 “Festivali i filmit në Qipro u mbajt në datat 9-11 prill. Ishte programuar për të marrë pjesë atje, por nga kushtet të cilat dihen tashmë u realizua virtualisht. Megjithëse funksionoi në mënyrë të shkëlqyer, pasi pati mbi 60 pjesëmarrës nga shumë vende të ndryshme dhe kishte rreth 45 vetë që dëgjonin. Kjo është  eksperienca jonë e parë dhe ishte një provë e të ardhmes kinematografike, pasi kështu do të realizohen të gjitha takimet në Europë apo dhe më gjerë, për këtë periudhë që nuk dihet sesa do të zgjasë.“- u shpreh Suela Bako.

Ajo ka treguar se në qendër të skenarit të filmit është një grua e re, e cila është e papunë dhe i duhet të përballet me vështërsitë që i sjell jeta.

“Bën fjalë për një grua 35-vjeçare të papunë, e cila jeton në kaosin e Tiranës së sotme para karantinës. Sonit, personazhit kryesor i duhet të përballet me disa peripeci pasi në ditën kur xhaxhai i saj do të varroset, ajo duhet të gjejë edhe paratë për të shlyer një borxh, që nuk e dinte se ka ekzistuar. Nëse gjërat ecin si ne e kemi parashikuar, xhirimet e filmit do të fillojnë në shtator të vitit që vjen.  Jemi në tentativa për bashkëpunues të tjerë, interesi i të cilëve ka ardhur pas festivalit të filmit në Qipro”– tregoi regjisorja e filmit.

Ndërkohë regjisorja ka folur edhe për përditshmërinë e saj gjatë ktyre ditëve që është në karantinë. Ajo është shprehur se për shkak të punëve me profesionin nuk është kapluar nga stresi i mbylljes.

 “Ky impenjim profesional më ka shkëputur pak nga realiteti absurd në të cilën ndodhemi. Më ka ndihmuar që të ndihem gjallë. Padyshim jam pjesë e një regjimi të ri ditor dhe më ka ndryshuar dita. Fëmijët kanë filluar të pikturojnë nëpër muret e shtëpisë, ndërsa bashkëshorti po merret me arkivat letrare, gazetareske, etj.”- u shpreh Bako.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture suela bako suela bako

Sondazh

Poll