Art&Argëtim

“Laj verandën dhe vjen ora…”, Irini Qirjako ‘akuzon’ Rudina Magjistarin: Ti më ke nxjerrë sekre

22 Prill 2020, 18:54 Nga DOSJA
“Laj verandën dhe vjen ora…”, Irini Qirjako

TIRANË– Këngëtarja Irini Qirjako ka treguar së fundmi se si e kalon kohën e saj në karantinë. Në një lidhje me Skype në emisionin “Rudina”, Qirjako tregoi se lan verandën në mëngjes duke kënduar dhe bën fiskulturë pasdite. Teksa tregonte, me humor, këngëtarja tha se ishte Rudina Magjistari ajo që ja kishte nxjerrë sekretin e stërvitjes që bën.

Ndërsa moderatorja tha se ai ishte një sekret për t’u ndarë me të gjithë.

Pjesë nga biseda

Irini Qirjako: Po e kaloj mirë sepse ishte shumë kohë, shumë vite që ne nuk mblidheshim në shtëpi kaq gjatë dhe me thënë të drejtën kalon dita aq bukur, intensive dita. Në mëngjes ngrihem dhe laj verandën me kënaqësi, bëj koncert, këndoj, pastaj studioj piano, bëj gatimin dhe vjen pasditja bëj fiskulturë, ju e dini, se ti ma ke nxjerrë sekretin mua, bëj ecje në verandë dy orë.

Rudina Magjistari: Ai sekret i bukur duhej ndarë me të gjithë, se ti ishe një shembull motivimi i jashtëzakonshëm.

Irini QirjakoU mësova është një gjë që duhet më patjetër të rrimë brenda, se jeta është gjëja më e shtrenjtë që ka njeriu dhe kur mendon për jetën, patjetër që të tjerat janë një hiç gjë, që kështu bukur edhe këtu. Ne artistët jemi shumë të lëvizshëm, jemi në lëvizje më miq, shok dhe koncerte, na mungon, por përsëri mirë jemi dhe këtu ku jemi, sa të kalojë kjo e keqja e madhe. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz irini qirjako rudina magjistari irini qirjako rudina magjistari

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Prill 2020, 13:50

Dikur, shkrimtari Zija Çela do të na mësonte se për dashurinë flitet pas vdekjes. U desh një vdekje, ose më saktë një ikje, që të kthehej pas në kohë, at...