Art&Argëtim

Përhapin malarjen dhe ethet e verdha, po COVID-19? Me rritjen e temperaturave rikthehen mushkonjat, a e transmetojnë ato koron

22 Prill 2020, 14:03 Nga DOSJA
Përhapin malarjen dhe ethet e verdha, po COVID-19? Me rritjen e

TIRANË– Ardhja e pranverës dhe rritja e temperaturave ka bërë që të shfaqen edhe mushkonjat e para këtë vit. Të gjithë e dimë se insekte të tilla përveç bezdisë që shkaktojnë duke na pickuar, janë edhe bartës të viruseve, baktereve dhe parazitëve, që shkaktojnë sëmundje serioze. Si malaria, infeksionin Zika, ethet e verdha e shumë të tjera.

Kur koronavirusi ka “mposhtur” botën, mijëra njerëz tani janë të shqetësuar nëse përhapja e mushkonjave mund rrisë më shumë rrezikun për koronavirusin.

Sipas një artikulli të gazetës italiane ‘Corriere della Sera’ zbulohet një  përgjigje, pavarësisht se deri më tani nuk ka aktualisht nuk asnjë provë shkencore.  Por  studiuesit bazuar tek elementët e njohur të këtyre insekteve, përjashtojnë mundësinë se mund të transmetojnë edhe koronavirusin tek njerëzit.

Ata deklarojnë se mushkonjat nuk janë një vektor i ngjitjes së koronavirusit. Në bazë të njohurive të deritanishme, ky është një virus që nuk transmetohet përmes vektorëve pasi është një virus i frymëmarrjes që transmetohet përmes pikave të pështymës.

Për të qenë të gatshme të infektojnë njerëzit,  mushkonjat duhet ta kenë patogjenin brenda dhe kjo nuk ndodh në rastin e koronavirusit. Mushkonja nuk është e infektuar dhe për këtë arsye nuk mund të infektojë as njerëzit apo gjallesa të tjera.

Por shumë dyshime janë ngritur për këtë çështje pasi një sërë virusesh transmetohen përmes mushkonjave. Megjithatë ekzistojnë shumë viruse që nuk mbijetojnë te mushkonjat ose nuk e infektojnë atë, ku  përfshihet Ebola dhe HIV.

Rruga kryesore e transmetimit të  Covid-19 janë pikat e pështymës nga kollitja, teshtima apo e folura në njëdistancë të afërt me dikë tjetër.  Kurse në rrugë të tjera virusi mund të merret nga kontakti me sipërfaqet e kontaminuara.

177,688 viktima, 2,557,993 të infektuar dhe 695,336 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën 45,343 dhe rezultojnë të infektuar 81 Edhe Europa po lufton çdo minutë me COVID-19. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 24,648 dhe në Spanjë 21,282 qytetarët kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërsa në Francë janë shënuar 20,796 viktima.

Burimi: Corriere

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete koronavirusi ne bote mushkonjat koronavirusi ne bote mushkonjat

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Prill 2020, 13:50

Dikur, shkrimtari Zija Çela do të na mësonte se për dashurinë flitet pas vdekjes. U desh një vdekje, ose më saktë një ikje, që të kthehej pas në kohë, at...