Art&Argëtim

Basha për ndarjen nga jeta të Rikard Ljarjas: Arti i tij do na shoqërojë gjatë, ishte e mbetet artist i madh

21 Prill 2020, 08:44 Nga DOSJA
Basha për ndarjen nga jeta të Rikard Ljarjas: Arti i tij do na

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit Rikard Ljarja. Teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes, Basha në një reagim në mediat sociale shkruan se arti i tij do të na shoqërojë për gjatë në skenën e madhe të jetës, ku Rikard Ljarja spikati me qytetarinë dhe talentin e tij gjenial.

Rikard Ljarja ishte dhe do të mbetet artisti i madh që mbushi zemrat e shqiptarëve për dekada me radhë. Ndarja e tij nga jeta është një lajm i trishtuar jo vetëm për brezat që u rritën me personazhet e filmave të tij, por dhe për më të rinjtë që humbën një pasuri kombëtare të artit dhe kinematografisë. Në këtë ditë të vështirë për familjen Ljarja i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta bashkëshortes së tij znj. Marjeta Ljarja dhe familjes së aktorit tonë të dashur, si dhe kolegëve e miqve të tij në botën e artit.

Rikard Ljarja do të nderohet dhe kujtohet përherë si ikonë e artit shqiptar, si personaliteti që me punën e tij ndriçoi për vite me radhë errësirën e kobshme të regjimit të kaluar. Arti i tij do të na shoqërojë për gjatë në skenën e madhe të jetës, ku Rikard Ljarja spikati me qytetarinë dhe talentin e tij gjenial”, shkruan Basha.

Aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare. Mësohet se ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa për të është planifikuar një ceremoni e vogël lamtumire për shkak të situatës nga koronavirusi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture lulzim basha rikard ljarja vdes rikard ljarja lulzim basha rikard ljarja vdes rikard ljarja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Prill 2020, 08:14

KOSOVË– Reperi Fero dhe modelja bukuroshe Arbenita Ismajli janë vënë shpesh në qendër të diskutimeve, për lidhjet dhe ribashkimet e tyre. Por, duket se për...