Bota

2 vite hetime/ Raporti i prokurorit Mueller: S’ka prova që Trump bashkëpunoi me rusët

24 Mars 2019, 21:23 Nga DOSJA
2 vite hetime/ Raporti i prokurorit Mueller: S’ka prova që Trump

Prokurori i Përgjithshëm William Barr publikoi të dielën “përfundimet kryesore” të hetimit të këshilltarit special Robert Mueller, në një letërkëmbim me katër faqe për ligjvënësit e Capitol Hill, i cili deklaroi përfundimisht se nuk ka gjetur asnjë të dhënë ku ekipi i Presidentit Trump apo ndonjë bashkëpunëtor i Fushatës së Trump të kishte komplotuar me Rusinë për të ndikuar zgjedhjet e vitit 2016 – “pavarësisht ofertave të shumta nga individë të lidhur me Rusinë për të ndihmuar në fushatën Trump”.

“Hetimi i këshillave të posaçëm nuk gjeti që fushata e Trump apo dikush pranë tij të kishte komplotuar ose koordinuar me Rusinë në përpjekjet e saj për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara”, thuhet ndër të tjera në letrën dërguar Kongresit Amerikan.

Barr dhe Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein vendosën që provat nuk ishin “të mjaftueshme” për të çelur një ndjekje penale në ngarkim të Presidentit Trump, me akuzën për pengimin e drejtësisë.

Ekipi i Mueller gjithashtu nuk ka plane për të nxjerrë aktakuza të reja.

“Raporti nuk rekomandon aktakuza të mëtejshme”, thuhet në letër.

Nga ana tjetër demokratët kanë kërkuar që Barr të bëjë publike raportin e plotë të Mueller dhe të sigurojë dëshminë e këshillit special të Kongresit. Ata kanë kërcënuar se o ta marrin administratën e Trump në gjykatë nëse nuk janë të kënaqur me atë që ofron Departamenti i Drejtësisë.

Hetimi i këshillit special prej 22 muajsh çoi para akuzës 37 të pandehur, ku përfshiheshin gjashtë bashkëpunëtorë të Trump, 26 rusë dhe tre kompani ruse.

BURIMI: FOXNEWS

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump fushata e trump lidhjet me rusët ropert mueller donald trump fushata e trump lidhjet me rusët ropert mueller

Sondazh

Poll