Bota

Vetëvritet një tjetër nxënës që i mbijetoi masakrës në Florida

24 Mars 2019, 20:16 Nga DOSJA
Vetëvritet një tjetër nxënës që i mbijetoi

Një tjetër nxënës i shkollës “Parkland” në Florida, që i mbijetoi masakrës së vitit 208, ku 17 persona, nxënës dhe mësues, mbetën të vrarë gjatë të shtënave me armë në 2018, është vetëvrarë gjatë javës.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja “Miami Herald” e cila shkruan se policia e Coral Spring raporton se një ish-nxënës i Marjory Stoneman Douglas High School në Parkland, ka humbur jetën në atë që duket si një vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar.

Ndërkohë vetëm një javë më parë, një tjetër e mbijetuar, 19-vjeçarja Sydney Aiello, vrau veten nga dhimbja dhe ndjenja e fajit që ishte ende gjallë, shkruan Tg.com.

Gjatë tragjedisë, kishin mbetur të vrarë edhe dy miqtë e saj më të mirë, Meadow Pollack dhe Joaquin Oliver.

Prindërit e 19-vjeçares janë shprehur se vajza kurohej për stres post traumatik dhe nuk e kapërdinte faktin që kishte mbijetuar pa miqtë e saj.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota masakra në parkland vetëvritet nxënësi i mbijetuar masakra në parkland vetëvritet nxënësi i mbijetuar

Sondazh

Poll

Bota 24 Mars 2019, 10:34

Përse BE-ja bën pakte me regjimet autoritare?

BE-ja krenohet me një politikë të jashtme, të bazuar në vlera që afirmojnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Megjithatë, marrëdhëniet e E...