Bota

Qëndresa Sadriu, shqiptarja e parë, deputete në Kantonin e Zyrihut në Zvicër

24 Mars 2019, 16:24 Nga DOSJA
Qëndresa Sadriu, shqiptarja e parë, deputete në Kantonin e

ZVICËR- Ditën e sotme janë zhviluar zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit të Zyrihut në Zvicër, nga ku deri më tani rezulton se një shqiptare do të jetë për herë të parë deputete në këtë Parlament.

Albinfo.ch, shprehet se Qëndresa Sadriu nga Partia Socialdemokrate, ka arritur kuotën e nevojshme dhe nga sot është deputete në Parlamentin e Kantonit të Zyrihut, duke u bërë e para shqiptare e zgjedhur në këtë parlament.

Po ashtu mësohet se veç këtij Kantoni, edhe në të tjerë ka shqiptarë që janë zgjedhur deputetë si Ylfete Fanaj në Kantonin e Lucernit, në parlamentin e të cilit ajo është shefe e Grupit Parlamentar të SP-së.

Qëndresa është zgjedhur tashmë dy mandate edhe në Asamblenë e komunës Glattbrugg/Opfikon, ku, nga viti i kaluar mban postin e kryesueses së asamblesë.

Qëndresa Sadriu ka qenë edhe njëra ndër kandidatet dhe asambleistet më të reja kur është zgjedhur në këtë post. Shqiptarja nga Gjilani që do të jetë deputete e Palamentit të Kantonit të Zyrihut është në moshën 24-vjeçare.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kantoni i zyrihut qëndresa sadriu shqiptarja e parë deputete kantoni i zyrihut qëndresa sadriu shqiptarja e parë deputete

Sondazh

Poll

Bota 24 Mars 2019, 10:34

Përse BE-ja bën pakte me regjimet autoritare?

BE-ja krenohet me një politikë të jashtme, të bazuar në vlera që afirmojnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Megjithatë, marrëdhëniet e E...