Bota

Covid-19 i anulon ditëlindjen e 94-të Mbretëreshës së Anglisë, për herë të parë Elizabeth nuk dëshiron krisma armësh

18 Prill 2020, 15:54 Nga DOSJA
Covid-19 i anulon ditëlindjen e 94-të Mbretëreshës së

BRITANI- Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta këtë vit nuk do ta festojë ditëlindjen e saj të 94-t me ceremoninë e zakonshme. Dhe këtë vendim e ka marrë vetë Mbretëresha për shkak të përhapjes së pandemisë se Covid-19.

Këtë e ka bërë me dije reporteri i ITV-së, Chris Ship, i cili ka thënë se kjo ishte hera e parë që Mbretëresha bën një kërkesë të tillë gjatë mbretërimit të saj 68-vjeçar.

“Madhëria e saj ka kërkuar që të mos ketë masa speciale për të lejuar përshëndetjet me armë, pasi ajo nuk e ndjen këtë të përshtatshme në rrethanat aktuale,”-shkruan gazetari në rrjetin e tij social ‘Twitter’.

Gjuajtjet ceremoniale me armë në disa pjesë të Londrës, zhvillohen për të shënuar përvjetore apo ditëlindje të familjes mbretërore.

Britania ndodhet në javën e parë të izolimit ku deri më tani në vend janë regjistruar 15,497 viktima dhe janë identifikuar 114,217 raste me Covid-19.

Burimi:.CNBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani mbreteresha elizabet koronavirusi ne britani mbreteresha elizabet

Sondazh

Poll

Bota 18 Prill 2020, 12:36

Kosovë-  Valbona Tafilaj ka arritur që pas 30 ditësh qëndrimi në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare ta mposhtë koronavirusin e ri, që shkakton s...