Bota

Humb jetën presidenti i biomjekësisë Evangelos Spanos në Greqi, shkon në 110 numri i viktimave nga Covid-19

18 Prill 2020, 14:41 Nga DOSJA
Humb jetën presidenti i biomjekësisë Evangelos Spanos në

GREQI– Biznesmeni dhe shkencëtari i shquar Evangelos Spanos, njëherësh edhe themelues dhe president i Biomjekësisë ka ndërruar jetë ditën e sotme nga Covid-19. Kështu numri i viktimave nga sëmundja vdekjeprurëse në Greqi ka shkuar në 110.

Mësohet se viktima më e fundit ishte një 63-vjeçar, i cili kishte mbërritur në spitalin e Thriasio, të shtunën në mëngjes. Mediat bëjnë me dije se ai vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Ndërkohë bëhet me dije se në vend janë shëruar 269 persona dhe në gjendje kritike janë 71 të tjerë.

COVID-19 po merr jetë njerëzish çdo ditë. 154,295 persona kanë humbur jetën deri më tani në të gjithë botën nga ky virus. Ndërkohë, janë të infektuar 2,251,768 persona dhe betejën me COVID-19  e kanë fituar 574,383 të tjerë.

Burimi:.zougla.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni evangelos spanos koronavirusi në greqi evangelos spanos koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll

Bota 18 Prill 2020, 12:36

Kosovë-  Valbona Tafilaj ka arritur që pas 30 ditësh qëndrimi në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare ta mposhtë koronavirusin e ri, që shkakton s...