Bota

Barack Obama uron me një letër të shkruar me dorë çiftin Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez për fejesën

24 Mars 2019, 14:24 Nga DOSJA
Barack Obama uron me një letër të shkruar me dorë

Jo diçka e madhe, por Barak Obama me një shënim të shkruar me dorë, uroi Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez për fejesën e tyre.

Ish-Presidenti i SHBA dhe gruaja e tij, Michelle Obama, i dhanë çiftit të lumtur vulën e tyre të miratimit me mesazhin e përzemërt.

“Jennifer dhe Alex, Michelle dhe unë thjesht donim t’ju përgëzonim për fejesën tuaj”, lexohet në shënimin, të cilin Rodriguez me krenari e shpërndau në Instagram.

“Kjo do të thotë shumë për ne,” tha ish lojtari i New York Yankee.

 

 

This means the world to us. #44

A post shared by Alex Rodriguez (@arod) on

Obama pastaj e përfundoi mesazhin me disa këshilla martesore për çifitn e famshëm.

“Pas 26 vitesh së bashku, mund të themi se çfarëdo lloj sifde mund të sjellë jeta, ndarja e tyre me dikë që e doni, e bën gjithçka më të mire. Të gjitha të mirat, Barack Obama.”

Rodriguez, 43 vjeç dhe Lopez, 49 vjeç, u fejuan më 10 mars pas njohjes 2-vjeçare. Ai bëri pyetjen e madhe gjatë një udhëtimi romantik në Bahamas, duke i kërkuar dorën këngëtares me një diamant të bardhë prej 16 karatësh diamanti me vlerë prej 5 milionë dollarë.

“Ajo tha po,” shkruan Rodriguez në një postim në Instagram.

 

 

she said yes ♥️

A post shared by Alex Rodriguez (@arod) on

Fejesa e tyre ishte çështje kohe për çiftin, të cilët e dinin që nga fillimi se dashuria e tyre ishte diçka e veçantë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota alex rodriguez barack obama fejese jennifer lopez michelle obama alex rodriguez barack obama fejese jennifer lopez michelle obama

Sondazh

Poll

Bota 24 Mars 2019, 10:34

Përse BE-ja bën pakte me regjimet autoritare?

BE-ja krenohet me një politikë të jashtme, të bazuar në vlera që afirmojnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Megjithatë, marrëdhëniet e E...