Bota

Princi William rrëfen se si e përjetoi familja mbretërore infektimin e Princ Charles-it me Covid-19: Kisha frikë nga mosha e

18 Prill 2020, 09:29 Nga DOSJA
Princi William rrëfen se si e përjetoi familja mbretërore

BRITANI- Prince William ka folur për herë të parë për infektimin e të atit me koronavirus. Ai ka treguar se si u ndje familja mbretërore kur mori vesh së Princi Charles, 71- vjeç rezultoi pozitiv ndaj testit të COVID-19. Ai është shprehur se mosha e tij i ka trembur të gjithë, pasi atë e shqetësonin edhe sëmundje të tjera shëndetësore.

“Duhet ta pranoj, në fillim isha shumë i shqetësuar pasi mosha e tij është më delikatja për sa i përket këtij virusi. Babai im ka pasur dhimbje kraharori dhe ftohje për vite me radhë. Fakti që nuk ishte në gjendje të vijonte aktivitetet e tij apo të mos bënte një shëtitje ishte pjesa më e vështirë. Pasojat më të rënda për të ishin ato të shëndetit mendor, ai rrinte i bllokuar në shtëpi dhe kjo ia ulte shumë moralin”- është shprehur William.

Lajmin për infektimin e 71-vjeçarit e ka dhënë vet familja më datë 25 mars, ku më pas ai u vendos në izolim dhe ishte nën kjdesin e mjekëve. Fatmirësisht tashmë pas tre javësh është shëruar dhe të dy testet që ka kryer për Covid-19, kanë rezultuar negativ.

Pas daljes nga izolimi, ishte dhe vetë Princi Charles ku rrëfeu përvojën që kishte kaluar. “Siç po mësojmë, kjo është një përvojë e çuditshme, zhgënjyese dhe shpesh stresuese, kur prania e familjes dhe miqve nuk është më e mundur dhe strukturat normale të jetës papritur ndryshojnë”.- ka thënë Charles.

Burimi:Insider

(A.K/F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani prince william princi charles koronavirusi ne britani prince william princi charles

Sondazh

Poll