Bota

Princi i Uellsit, Charles infektohet nga koronavirusi, Familja Mbretërore konfirmon

Në përputhje me urdhërat e dhëna nga qeveria dhe mjekët, princ Charles dhe Dukesha ndodhen të vetëizoluar në shtëpinë e tyre në Skoci. 
Featured image of article: Princi i Uellsit, Charles infektohet nga koronavirusi, Familja Mbretërore konfirmon Princ Charles dhe Dukesha Camilla

BRITANI E MADHE- Princi Charles i Uellsit ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin dhe po shfaq simptoma të mesme, “por megjithatë gëzon shëndet të mirë“, sqaron shtëpia Mbretërore.

Zëdhënësi i shtëpisë bëri me dije se edhe Dukesha e Cornuellit, Camilla është testuar, por ka rezultuar negative.

Në përputhje me urdhërat e dhëna nga qeveria dhe mjekët, princ Charles dhe Dukesha ndodhen të vetëizoluar në shtëpinë e tyre në Skoci.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ende nuk ka informacion të saktë sesi është infektuar princi, apo takimet e tij të fundit që ka mbajtur përgjatë këtyre ditëve.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment