Bota

Mjeku turk pretendon se ka zbuluar ilaçin që shëron koronavirusin: Është gati, emri i tij është “Dornase Alfa”

17 Prill 2020, 21:40 Nga DOSJA
Mjeku turk pretendon se ka zbuluar ilaçin që shëron

TURQI– Profesori turk, Ercument Ovali pretendon se ka gjetur ilaçın e koronavirusit dhe se detajet do t’i bëjë të ditura më 23 prill.

Ovali pretendon se prej një muaj është mbyllur me stafin e tij, ku gjatë eksperimentimeve kanë gjetur kurën ndaj pandemisë që ka marrë me qindra mijëra jetë njerëzish në mbarë globin. 

Ilaçi është gati. Emri i tij është “Dornase Alfa”. Po e publikoj tani, sepse s’kemi ç’presim më. Gjilpëra në fjalë e shpartallon virusin për 72 orë dhe i pastron mushkëritë. Dornaz duhet të merret dhe t’i bëhen të gjitha testet klinike për trajtimin e pacientëve alfa,”-tha mjeku.

Deri më tani, shkencëtarët në mbarë botën i janë futur punës për të gjetur kurën ndaj vaksinës, ndërkohë deri më tani po testohen 70 të tilla, të prodhuara nga laboratorët më me emër në fushën e mjekësisë. Por edhe shkencëtarët më optimistë, janë shprehur se do të duhen të paktën deri në 1.5 vite deri në prodhimin dhe shpërndarjen e saj. 

Marrë nga Sozcu.com.tr

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ercument ovali vaksina për koronavirusin ercument ovali vaksina për koronavirusin

Sondazh

Poll