Aktualitet

Liroi Lul Berishën e u përplas me Gilmando Danit, ish-gjyqtarit dhe vajzës së tij i djegin makinat në Elbasan, Vrioni: Po &

17 Prill 2020, 19:15 Nga DOSJA
Liroi Lul Berishën e u përplas me Gilmando Danit, ish-gjyqtarit dhe

ELBASAN– Dy makina janë përfshirë nga flakët pranë bulevardit të qytetit të Elbasanit, rreth 500 metra larg stadiumit “Elbasan Arena”. Mësohet se një prej tyre i përket ish-gjyqtarit Arben Vrioni, ndërsa tjetra vajzës së tij, e cila punon dhe jeton në Tiranë.

Të dy mjetet ishin parkuar poshtë pallatit, ndërsa qytetarëve dëshmojnë se para flakëve është dëgjuar një shpërthim i fortë. Dy makinat AA 040 OK tip “Benz GLK” në pronësi të Arben Vrionit dhe mjeti AA502 XZ “Benz CLA” i vajzës kanë qenë me një distancë ndaheshin nga njëra-tjetra prej katër kosha mbeturinash.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy persona me maska i kanë zënë fillimisht zjarrin makinës së vajzës dhe më pas asaj të Vrionit.  Njëra prej vajzave ndodhet në Amerikë, ndërsa tjetra jeton dhe punon në Tiranë.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme, ka folur edhe vetë ish-gjyqtari i Apelit të Durrësit, duke u shprehur se nuk ka asnjë ide se kush mund të jetë autori i ngjarjen.

“Nuk kam dijeni për autorët e zjarrvënies së automjeteve. Unë prej 5 muajsh jam jashtë sistemit të drejtësis. Prej muajsh jam në vetëmbrojtje për shkak të çështjes “Shullazi”. Një nga automjetet e djegura është në pronësinë time, ndërsa tjetra është e vajzës”, tha Vrioni.

Arben Vrioni u shkarkua nga posti i Apelit të Durrësit në 22 nëntor të vitit të shkuar, pasi nuk justifikonte 85 mijë dollarë. Gjatë gjithë procesit, Vrioni tentoi që të shtynte hetimin në tre shtylla të figurës së tij, me pretendimin se kishte kaluar një infarkt dhe se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe.

Megjithatë procesi vijoi edhe pa pjesëmarrjen e tij, duke sjellë edhe largimin e tij nga detyra. Emri i tij ka qënë i lakuar bashkë me atë të shumë personave të njohura të botës së krimit në vend. Vrioni ka liruar para kohe nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berishën, ka gjykuar dosjen “Vollga” dhe grupin “Shullazi”, ku edhe ka pasur përplasje në sallë me Gilmando Danin. 

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet për autorët, ku pista kryesore është ajo për shkak të detyrës. Megjithatë ende nuk dihet se si kanë agresorët kanë mundur që të arrijnë të djegin dy makina në mes të qytetit në një kohë kur vendi për dy ditët e ardhshme është në karantinë totale për shkak të koronavirusit, dhe rrugët patrullohen nga Policia dhe Ushtria.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben vrioni elbasan zjarr ne elbasan arben vrioni elbasan zjarr ne elbasan

Sondazh

Poll