Aktualitet

Po pastronte armën e shërbimit, vetëplagoset polici nga Vlora, operohet në këmbë (EMRI)

17 Prill 2020, 18:23 Nga DOSJA
Po pastronte armën e shërbimit, vetëplagoset polici nga Vlora,

VLORË– Efektivi i Policisë, Ardjan Shehaj  është vetëplagosur mbrëmjen e sotme teksa po pastronte armën e tij të  shërbimit.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se efektivi është dërguar menjëherë në spital, ku edhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Policia ka sqaruar se efektivi ishte plagosur në shputën e këmbës dhe nuk kishte asnjë rrezik për jetën. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Mbrëmjen e sotme, punonjësi i policisë A.Sh., me detyrë Laborant në Sektorin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në banesën e tij në momentin e pastrimit të armës së shërbimit, aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe si pasojë është plagosur në shputën e këmbës, pa problem për jetën.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet veteplagoset polici ne vlore vlore veteplagoset polici ne vlore vlore

Sondazh

Poll