Sekuestrohet armë zjarri automatike dhe municion luftarak, arrestohet 20-vjeçari në Gjirokastër
17 Prill 2020, 19:08Nga DOSJA
GJIROKASTËR– Një 20-vjeçar nga fshati Golem është arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “Vezhishti”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të Policisë në një zonë të pyllëzuar të fshatit, efektivët kanë pikasur të riun me armë tip automatike dhe kanë arritur që ta kapin pa u larguar. I riu është identifikuar si Surjat Roshi dhe gjatë kontrollit nga efektivët i është gjetur edhe një sasi e vogël lëndësh narkotike.
NJOFTIMI I PLOTË:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vezhishti”. Operacioni në kuadër të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje. Gjatë operacionit vihet në pranga një 20 – vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri automatike, me vete. Sekuestrohet një armë zjarri automatike dhe municion luftarak Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, krahas punës për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë nisur kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, gjatë kontrollit të territorit, kanë evidentuar një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Golem të Gjirokastrës. Në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja” u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Vezhishti”, ku u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit S. R., 20 vjeç, banues në fshatin Golem, Gjirokastër. Gjatë kontrollit fizik, 20 – vjeçarit iu gjet edhe një sasi e vogël lënde narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit tip kallashnikov dhe municionin luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Veprimi i një shqiptari në Torino të Italisë ka tmerruar fqinjët e tij, aq sa kanë telefonuar Policinë. Pasi panë 49-vjeçarin shqiptar me rroba me...
VLORË– Efektivi i Policisë, Ardjan Shehaj është vetëplagosur mbrëmjen e sotme teksa po pastronte armën e tij të shërbimit.Burime të Dosja.al bëjnë me dij...
FIER– Zjarr në zonën e Fakullës në Fier, ku flakët nuk kanë kursyer hapësira të tëra të mbjellura me ullinj. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse t...
ITALI- COVID-19 ka gjunjëzuar Italinë, por disa shqiptarë që jetojnë aty kërkojnë dhe gjatë kohës së pandemisë të vijojnë aktivitetin e tyre kriminal. Mediat në...
KUKËS– COVID-19 po vijon të përhapet në qytetin e sotëm. Pasditen e sotme janë konfirmuar edhe 2 raste të reja. Sipas informacioneve këto raste kanë lidhje...
TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë udhëzimet e fundit për të gjithë të moshuarit që do të dalin nga shtëpia ditën e nesërme, kur të gjithë të tjerët ...
MALLAKASTËR– Pas infektimit të një infermiereje me koronavirus në Aranitas të Mallakastrës, të gjithë stafit mjekësore të qendrës shëndetësore i ësht...
TIRANË- Mjeku infeksionist, Arjan Harxhi ka folur për situatën e COVID-19 dhe tha se Shqipëria ka përballuar me sukses situatën e COVID-19 dhe është shmang...
Nazime Visha, vajza që vrau përndjekësin e saj, Fiqiri Muça, pas daljes nga burgu ka ndërtuar një jetë të re. Ajo është martuar dhe është bërë nënë. Gjys...