Aktualitet

Aksident në Kamëz, dy shoferët ‘thyejnë’ karantinën e përplasen, njëri përfundon në spital

17 Prill 2020, 17:47 Nga DOSJA
Aksident në Kamëz, dy shoferët ‘thyejnë’

TIRANË– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Donald Trump”, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. 

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar njëri prej drejtuesve të mjeteve, i cili është dërguar në spital, ku edhe po merr kujdesin mjekësor. Ndërkohë grupi hetimor dhe Policia kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.04.2020, rreth orës 18:20, në Kamëz, në rrugën “Donald Trump”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin B.K., rreth 30 vjeç, me mjetin me drejtues shtetasin F.M., rreth 25 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B.K., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur pak pas orarit ku askush nuk duhet që të dalë nga shtëpia, megjithatë dy të rinjtë e kanë shkelur ligjin. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kamez aksident ne kamez

Sondazh

Poll