Aktualitet

Infektimi i infermieres në Mallakastrës, i merret tamponi i dytë për stafin e qendrës shëndetësore

17 Prill 2020, 15:37 Nga DOSJA
Infektimi i infermieres në Mallakastrës, i merret tamponi i dytë

MALLAKASTËR– Pas infektimit të një infermiereje me koronavirus në Aranitas të Mallakastrës, të gjithë stafit mjekësore të qendrës shëndetësore i është bërë testi.

Rezultatet e para kanë dalë negative, megjithatë ISHP ka marrë tamponet e dytë për personelin e qendrës shëndetësore dhe të gjithë janë futur në karantinë. Po ashtu teste u janë bërë edhe 12 personave të tjerë, më të cilët infermierja kishte pasur kontakte së fundmi.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se infermierja nuk kishte asnjë shenjë të Covid-19 dhe u zbulua gjatë një kontrolli rutinë që kryer për stafet mjekësore.

Ndërkohë në të gjithë vendin janë prekur nga COVID-19 539 persona, pas 21 rasteve të identifikuar 24 orët e fundit dhe janë shënuar 26 viktima. Numri i personave që kanë arritur të mposhtin koronavirusin ka shkuar në 283, ndërkohë që akualisht në spitale ndodhen 43 pacientë të shtruar, mes tyre 4 janë të intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Shkodra vijon të mbetet një ‘minë me sahat’, me 94 raste, qyteti i dytë më i prekur në Shqipëri, pas Tiranës me 245 raste.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne mallakaster koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne mallakaster koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll