Art&Argëtim

Mbreti Zog pranoi 100 refugjatë hebrenj në Durrës, momentet e largimit drejt SHBA-së

17 Prill 2020, 08:08 Nga DOSJA

Francë- Gazeta frankofone hebraike, “La Tribune juive”, ka botuar me 28 prill 1939, një shkrim në lidhje me hebrenjtë e Shqipërisë (të lindur ose refugjatë), të cilët gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, janë detyruar të largohen prej vendit tonë. Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Fati i hebrenjve shqiptarë

Numri i hebrenjve në Shqipëri nuk është i konsiderueshëm. Ka shumë pak izraelitë të lindur në vend, shumica prej tyre janë refugjatë nga Austria. Ata janë tregtarë që kanë ditur të fitojnë simpatinë e popullatës muslimane. Deri tani, nuk ka pasur një lëvizje anti-hebreje në këtë vend të vogël. Por frikësohemi se legjislacioni racist i Italisë do të zbatohet ndaj hebrenjve të protektoratit shqiptar. Gjendja e refugjatëve politikë është në rrezik, sepse ata mund të bien në duart e Gestapos. Njëqind refugjatë hebrenj të pranuar nga mbreti Zog në qytetin e Durrësit po presin momentin e largimit të tyre për në Shtetet e Bashkuara.

Burimi:darsiani.com

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur hebrenjte ne shqiperi mbreti zog me hebenjtë hebrenjte ne shqiperi mbreti zog me hebenjtë

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Prill 2020, 07:37

Shgqipëri- Publikohet historia e panjohur e ish-ushtarakut të lartë të Sigurimit të Shtetit, nënkolonel Pandeli Përmetit me origjinë nga fshati Bual i Përmetit ...

Art&Argëtim 16 Prill 2020, 20:04

TIRANË– Tre këngëtarët e njohur, Flori Mumajesi, Bruno dhe Kladi Haruni kanë qenë të ftuar në programin “E Diela Shqiptare”, dhe gjatë xhirimit të emisioni...