Aktualitet

Arrestimi i protestuesve, babai i Dorian Protoduarit paralajmëron Drejtorin e Policisë: Je në hasmëri me mua

24 Mars 2019, 17:53 Nga DOSJA
Arrestimi i protestuesve, babai i Dorian Protoduarit paralajmëron Drejtorin

TIRANË- Banorët e Unazës së Re vijojnë protestat e tyre, që tashmë kanë bërë rreth 5 muaj. Mbrëmjen e sotme ata kanë protestuar kundër shembjes së banesave dhe bizneseve që preken nga projekti i Unazës së Madhe, pa u dëmshpërblyer në vlerë 100%, ndërsa kanë kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar ditë më parë nga policia.

Gjatë protestës fjalën e ka marrë edhe i ati i Dorian Protoduarit, i cili u arrestua sapo arriti tek shtëpia e tij, pas protestës para Kuvendit të Shqipërisë.

Ai paralajmëroi drejtorin e Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, duke i thënë se është në hasmëri me të.

“Je në hasmëri me mua. Ti më njeh. Familja jote ka qenë hyzmeqare te familja ime. Motra jote ka qenë shoqe klase me mua. Unë kam qenë shumë i bukur dhe më ka dashur shumë veta”, – tha Protoduari.

Po ashtu ai shtoi: “Duke ndaluar djalin tim ai ka ndaluar fjalën e lirë. Por ne si Unazë e Re nuk na tremb, ta harrojë ai. Urdhërat që kanë ardhur nga Arta Marku, Lali Eri dhe Ervin Kristaq Kurva. Edhe unë këtu jam, po pati by*ë të vijë të më arrestojë”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhimitraq ziu dorian protoduari dhimitraq ziu dorian protoduari

Sondazh

Poll