Aktualitet

Vrasja e avokatit të Shullazit dhe Çapjave, kolegët e Ravik Gurrës 3 ditë bojkot

24 Mars 2019, 14:59 Nga DOSJA
Vrasja e avokatit të Shullazit dhe Çapjave, kolegët e Ravik

ELBASAN- Pas vrasjes mafioze të avokatit Ravik Gurra më 22 Mars në Elbasan, (Lexo këtu) ka reaguar  Dhoma e Avokatëve në Elbasan.

Kjo e fundit bën me dije se nga e hëna do të ndërpresin për tri ditë çdo shërbim avokatie në shenjë proteste.

“Dhoma e avokatëve në Elbasan, duke marrë shkas nga vrasja e mbrëmshme e kolegut dhe avokatit Ravik Gurra, në një atentat mafioz, do të ndërpresë në shenjë proteste për tri ditë nga dita e hënë çdo shërbim avokatie duke bllokuar çështjet gjyqësore”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë më herët ka reaguar me anë të një njoftimi për mediet edhe Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë u bën apel organeve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë ngjarjen e rëndë, ndërsa shton se kërcënimet ndaj avokatëve po përshkallëzohen dita-ditës. (Lexo këtu)

Ravik Gurra humbi jetën në një atentat mafioz mbrëmjen e së premtes në Elbasan. Ravik Gurra njihet edhe si avokati i Emiljano Shullazit dhe i familjes Çapja në Elbasan. (Lexo këtu) Ai u ekzekutua në një lokal teksa po pinte kafe. Viktima u qëllua me disa plumba, një prej të cilëve e kapi në kokë duke i marrë jetën. Autorët ndodheshin në një makinë Benz, e cila u gjet e djegur jashtë qytetit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet avokati i çapjave ravik gurra vrasja e avokatit ravik gurra vritet avokati i shullazit avokati i çapjave ravik gurra vrasja e avokatit ravik gurra vritet avokati i shullazit

Sondazh

Poll