Aktualitet

Protesta e 21 marsit/ Gjykata le në burg 3 nga protestuesit e arrestuar, Braimllari: Gjykim politik

24 Mars 2019, 14:14 Nga DOSJA
Protesta e 21 marsit/ Gjykata le në burg 3 nga protestuesit e arrestuar,

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, për 3 nga protestuesit e arrestuar në protestën e opozitës më 21 mars dhe ka liruar 3 të tjerë.

Janë mbajtur në arrest me burg, Dorian Protoduari, Mariglen Doçi dhe Emiljan Mustafa.

Ndërsa, janë liruar nga burgu me vendimin “arrest shtëpie”, Bledar Dollia, Jorges Gjikola dhe Arbër Kruja.

Protestuesit janë arrestuar në përballjen me Policinë përpara parlamentit. Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar për të gjithë ata masën “arrest me burg”.

Kërkesa e saj është mbështetur në pamje filmike dhe raportin e shërbimeve policore, krahas provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Akuzat mbi të arrestuarit janë: “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. 

Ndërkohë, pas dhënies së këtij vendimi, kanë reaguar ish-deputetët e opozitës, të cilët e kanë quajtur një gjykim politik. (Lexo këtu) Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Brahimllari e quajti vendimin e gjykatës, një gjykim politik, ndërsa paralajmëroi se të enjten do të protestohet sërish, kur të mbahet seancë plenare.

Ndërsa, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu tha për mediet se u mbajt në qeli, Dorian Protoduari, të cilin kjo parti e ka përndjekur me vite të tëra, teksa shtoi se me këtë vendim, që sipas tij është i ndikuar politikisht, kryeministri Edi Rama i shpalli luftë banorëve të zonës së Astirit.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 7 persona dorian protoduari emiljan mustafa gjykata e tiranes mariglen doçi protesta e opozites 21 mars arrestohen 7 persona dorian protoduari emiljan mustafa gjykata e tiranes mariglen doçi protesta e opozites 21 mars

Sondazh

Poll