Aktualitet

Vjedhja e banesës në Mallakastër/ Rrëfehet kryefamiljari: Më goditën me thikë, ngulmonin për paratë

24 Mars 2019, 13:07 Nga DOSJA
Vjedhja e banesës në Mallakastër/ Rrëfehet kryefamiljari:

MALLAKASTËR-Teksa, ditën e sotme policia e Fierit arrestoi dy nga grabitësit e banesës në fshatin Greshicë të Mallakastrës, pronari i banesës, Përparim Merdani tregoi për “News 24” momentet e tmerrit.

Kryefamiljari Merdani thotë se grabitësit ishin tre, ndërsa mbanin në duar shkopinj gome e thika, ata e kanë goditur, duke kërkuar me ngulm dhomën, ku mbante paratë. ndërsa ai nuk ua ka dhënë çelësin, grabitësit e kanë shqyer derën.

Dy çunat i kisha në sport, unë isha lart me nënën, mbesa shikonte telenovela. Në një moment na zë gjumi, ata atëherë erdhën. Dëgjova ulërimën e mbesës dhe u ngrita. Ata erdhën me thika tek koka na thanë mos lëvizni.

Pronari i banesës, Përparim Merdani

Ju kërcënuan?

Përparim Merdani: Mua më qëlluan, më goditi tek hunda, më iku gjak, më është ënjtur dhe syri. Pasi kontrolluan ishte një dhomë me çelës, e shqyen derën e hynë tek dhoma ku kishim lekët, 1 milion e 700 mijë lekë.

I njohët?
Përparim Merdani: Jo ishin me maska nga t’i njihja

Sa persona ishin?
Përparim Merdani: Tre veta, kishin shkop gome dhe thika në duar, m’i mbanin thikat në kokë

I kanë dhunuar nënën dhe mbesën?

Përparim Merdani: Jo ato jo

Jeni ndjerë të kërcënuar më parë?
Përparim Merdani: Jo, jo asnjëherë. I linim dyer e shtëpisë hapur. As kur flija nuk e mbyllja derën e shtëpisë.

E keni dëgjuar se janë arrestuar?
Përparim Merdani: Nuk i njihja fare si persona

Ju punoni zotëri?
Përparim Merdani: Jo pa punë jam

Mund të kenë dëgjuar që keni para?
Përparim Merdani: Po para ca ditësh erdhi vëllai nga Anglia dhe më la disa para për kurimin e nënës. Mund ta kenë dëgjuar.

Ndjeheni të sigurt?
Përparim Merdani: Po këtu s’ka as mbrojtje asgjë, jemi të frikësuar tani

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje banese ne mallakster perparim merdani grabitje banese ne mallakster perparim merdani

Sondazh

Poll