Aktualitet

DETAJE/ E përshëndeti para se ta qëllonte, kamerat e sigurisë kapin vrasësin me kapele të avokatit në Elbasan

24 Mars 2019, 11:10 Nga DOSJA
DETAJE/ E përshëndeti para se ta qëllonte, kamerat e

ELBASAN- Asnjë i dyshuar ende për vrasjen mafioze të avokatit në qendër të Elbasanit. Ravik Gurra, prej 10 vitesh avokat, u qëllua me dy plumba në kokë, teksa ishte ulur për të konsumuar kafe në një lokal në qendër të qytetit.

Për ekzekutimin e 50-vjeçarit, autori i maskuar me një kapele ka përdorur një pistoletë me silenciator. Nga rindërtimi i ngjarjes, autori i është afruar qetësisht Gurrës dhe më pas e ka qëlluar pas koke dhe më pas është larguar me shpejtësi. Për të mos krijuar dyshime, autori, në momentin që është drejtuar për te tavolina, ku qëndronte Gurra, e ka përshëndetur me dorë.

Kamerat e sigurisë kanë arritur të kapin autorin, por Policia dhe Prokuroria deri tani nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë identifikimin e tij.

Avokati Ravik Gurra para disa vitesh kishte marrë pasaportë angleze dhe bënte një jetë mes Shqipërisë dhe Anglisë ku aktualisht ka edhe familjen e tij. Gurra nuk është një person i panjohur për mediet shqiptare. Ai njihet si avokati i Emiljano Shullazit, teksa e ka mbrojtur në çështjen që koka e bandës “Shullazi”, ka ndaj Ylvi Beqajt për çështjen “Vollga”. (Shullazit dhe grupi i tij që akuzohen për veprën penale “shtrëngim për dhënie pasurie dhe grup të strukturuar kriminal).

Avokati Ravik Gurra u vra mbrëmjen e 22 marsit në një( Lexo këtu) lokale në qendër të qytetit të Elbasanit, ku ishte ulur për të pirë kafe.  Avokati njihet edhe si mbrojtës i gjyqtarit Petrit Ceno, një nga 3 gjyqtarët që u përfshinë në skandalin e biletave për “El Classico”.Gurra po ashtu ka qenë edhe avokat i “Hakmarrjes për Drejtësi” dhe i fisit “Çapja” në Elbasan.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet avokati elbasan ravik gurra ekzekutohet avokati elbasan ravik gurra

Sondazh

Poll