Art&Argëtim

Ish-missi shqiptar Trejsi Sejdini: Në Amerikë po s’punove vdes, nuk është jetë kjo. Në Tiranë kënaqesh

15 Prill 2020, 20:51 Nga DOSJA
Ish-missi shqiptar Trejsi Sejdini: Në Amerikë po s’punove vdes,

SHBA- Modelja Trejsi Sejdini vendosi që të largohej drejt SHBA-ve për të arritur nivele të tjera me karrierën e saj. Por jo çdo gjë shkon vaj për të ashtuquajturën ‘gangsterja e Elbasanit’… Në një video live në Instagram, Trejsi komunikonte me një mikun e saj, i cili e pyeti sesi po përshtatej me jetën e re në Amerikë. Modelja është treguar e sinqetë, duke i treguar se të gjithë ata që nuk kanë mundësi të punojnë nuk mund të qëndrojnë gjatë në Amerikë. Kjo pasi sipas Trejsit, të gjithë në Amerikë janë të fokusuar në punë dhe nuk kanë kohë për kafe.

“Sa të mësohesh. Tani që është kjo karantina njëherë se mërzitëm në shtëpi vetëm. Por këtu ke ku me dalë, kur ke njerëz që takon, del e bën. Unë më përpara kur kisha jetë normale, dilja pothuajse përditë shpirt që pija ndonjë gjë në ndonjë “Longe”. Nuk është se mërzitesh. Bën punë gjithë ditës, dhe kur ke me çfarë të merresh, ikën dita dhe nuk kuptohet. Kur nuk ke me çfarë të merresh nuk jetohet. Jo vetëm për të ardhura, për mundësi, por nuk jetohet o shpirt. Ç’a do bësh? Nuk ka kohë të merret kush me ty, me pi kafe në bllok, se të gjithë kanë punët e veta,”-tha Trejsi.

Mesa duket 4 muaj në SHBA e kanë ndryshuar modelen, e cila ka kuptuar rëndësinë e të ardhurave dhe ka arritur që të bëjë dallimin me jetën e luksit që bëntë në Shqipëri.

(k.m.f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz trejsi sejdini trejsi sejdini ne amerike trejsi sejdini trejsi sejdini ne amerike

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Prill 2020, 16:59

DURRËS–  Një ‘ngjarje e rëndë’ ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një djali i kanë gërvishtur makiënën tip “Audi”. Personi i paidentifikuar i ka bërë vid...