Art&Argëtim

Koronavirusi anuloi dasmat, Ylli Baka e merr me humor: Do t’i martojmë edhe beqarët, mos u mërzisni!

15 Prill 2020, 18:35 Nga DOSJA
Koronavirusi anuloi dasmat, Ylli Baka e merr me humor: Do t’i

TIRANË- Nga karantina aty ku po kalon më së shumti kohë me familjen, Ylli Baka e ka kthyer në humor por edhe argëtim qëndrimin në shtëpi.

I ftuar përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites”, Ylli Baka me humor iu përgjigj gjithë atyre që janë mërzitur nga anulimi i dasmave por edhe arsyet që e çuan të bënte një “koncert” nga ballkoni për komshinjtë e tij.

“Të gjitha u anulluan për mua e të gjithë të tjerët, po nuk ka problem. Do t’i martojmë edhe beqarët, mos të mërziten shumë. Koncertet janë për muajt e ditët në vazhdim, do durojmë dhe pak. Nata e parë ishte shumë e bukur. Surprizë. Unë dola të duartrokisja, dhe njerëzit filluan “Ylli Ylli”. Montova mikrofonin, emocionin e parë e ndava me pallatin, komshinjtë dhe të gjithë lagjen. I përsërita këngët dy tri herë. Këndova dhe këngë e re ‘Më lini të fluturoj’, dhe unë fluturova nga ballkoni,”-tha këngëtari. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz koronavirusi ne shqiperi ylli baka koronavirusi ne shqiperi ylli baka

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Prill 2020, 16:59

DURRËS–  Një ‘ngjarje e rëndë’ ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një djali i kanë gërvishtur makiënën tip “Audi”. Personi i paidentifikuar i ka bërë vid...

Art&Argëtim 15 Prill 2020, 12:08

TIRANË- Tashmë gjyshja e Dojnës është një personazh i njohur për publikun shqiptar. Moderatorja Dojna Mema poston shpesh video argëtuese me gjyshen e saj, ...