Art&Argëtim

S’ka ‘party’ dhe shishe pa fund! Fjolla Morina feston ditëlindjen në kushte të pazakonta: Nuk e kisha mendu

15 Prill 2020, 19:06 Nga DOSJA
S’ka ‘party’ dhe shishe pa fund! Fjolla Morina feston

KOSOVË- Këngëtarja Fjolla Morina sot feston ditëlindjen e saj, por ndryshe nga vitet e tjera, ajo ndodhet e izoluar në shtëpinë e saj, në shoqërinë e vajzës. Këngëtarja e njohur, ka rrëfyer në një intervistë për emisionin “Vizoni i Pasdites” në Vizion Plus se ajo vetë nuk e kishte imagjinuar kurrë që do të festonte ditëlindjen në kushte të tilla.

“Jam në shtëpi. Nuk e kisha menduar asnjëherë, por kështu ndodhi. Aspak nuk u mërzita dhe ka ditëlindje të tjera. Më kanë uruar shumë dhe nuk po ndalen së uruari. I falënderoj të gjithë. Jam vetëm me vajzën në shtëpi, po rri po luaj me të. Torta ka mbetur në frigorifer nuk ka mbaruar akoma.”

Fjolla tregoi gjithashtu se këto ditë i kushton më shumë vëmendje vajzës së saj, e cila edhe gjatë intervistës u bë protagoniste duke ia bërë edhe më të ‘vështirë mamit’ intervistën.

“Luajmë, i tregoj përralla, do të ketë histori. Luajmë me kukulla, përgatis për të ngrënë. Me gatimin jam super dhe me punët e shtëpisë jam shumë mirë. Gjëja e parë qe do bëj kur të dal jam duke u përgatit për një dyqan me fustane për fëmijë me emrin e vajzës dhe për hapjen e lokalit dhe të takoj miqtë e mi që më ka marrë malli t’i takoj.”

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz fjolla morina koronavirusi ne kosove fjolla morina koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Prill 2020, 16:59

DURRËS–  Një ‘ngjarje e rëndë’ ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një djali i kanë gërvishtur makiënën tip “Audi”. Personi i paidentifikuar i ka bërë vid...