Art&Argëtim

E apasionuar me gatimin dhe pastërtinë, Valbona Halili zbulon një anë tjetër të saj: Bëj koncert me djalin

15 Prill 2020, 19:00 Nga DOSJA
E apasionuar me gatimin dhe pastërtinë, Valbona Halili zbulon një

TIRANË – Valbona Halili duket se është jo vetëm një këngëtare shumë e dashur për publikun por edhe një amvisë e shkëlqyer. Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus këngëtarja ka treguar për publikun, se si është duke i kaluar ditët e saj të izolimit, me djalin e saj Deanin.

“Po u bënë 35 ditë brenda me Deanin. Ditë të vështira dhe të lodhshme. Jam e lumtur që jam me të, pasi edhe i kam munguar për shkak të punës , si dhe të kuptojmë të mirat dhe të këqijat. Nuk e kisha të vështirë sepse një pjesë e ditës sime i kushtohet familjes. Me pjesën e pastrimit jam e fiksuar. Një pjesë e mirë e kohës më kalon me Deanin, ndaj jam munduar të organizoj kohën dhe të merrem me detyrat e tij. Kemi bërë mini- koncertet në shtëpi se djali ka dell artisti.”

Si pasojë e izolimit masiv të popullsisë, Valbona Halili tregoi se është detyruar të anulojë një sërë koncertesh, të planifikuara më herët.

“Koncerti më i afërt që kisha ishte në Itali në Bergamo, për Pashkë i cili u anulua . Për dasmat kanë kaluar në plan të dytë dhe rëndësi ka shëndeti i shqiptarëve. Shpresoj të kaloj sa më shpejt. Më mungojnë koncertet. Dita kalon ngrihemi pak sa vonë dhe orari shtyhet pak. Bëj pak palestër në kushte të shtëpisë. Gatimi është një pjesë e imja dhe kam mundur të gatuaj, ha pak më shpejt por me kilet jemi mirë. Mund të them që është bërë një fëmijëri e dytë e imja. Këngë të reja kemi shumë dhe tashmë janë në plan të dytë, rëndësi ka shëndeti dhe të kaloj kjo situatë sa më shpejt, me lutjet e të madhit Zot.” – ka përfunduar Valbona.

(D.K./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz koronavirus valbona halili koronavirus valbona halili

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Prill 2020, 16:59

DURRËS–  Një ‘ngjarje e rëndë’ ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një djali i kanë gërvishtur makiënën tip “Audi”. Personi i paidentifikuar i ka bërë vid...