Art&Argëtim

Kohë e lirë pa fund në karantinë! Tayna i futet me ‘kokë’ “Photoshop-it”, i bën çudira krahut, nga hutimi vesh ed

15 Prill 2020, 16:48 Nga DOSJA

KOSOVË- Reperja e njohur Tayna duket se ka shumë kohë të lirë gjatë karantinimit saqë ka filluar të eksplorojë edhe programin e “Photoshop-it”.

Ajo ka postuar disa foto në rrjetin e saj social, ku edhe ka tentuar për herë të parë që të ndryshojë edhe disa tipare të vetes por nuk ka shpëtuar pa u kuptuar. Siç duket edhe në foto, njërin krah reperja e ka zvogëluar më shumë seç duhet duke e bërë shumë të qartë ndërhyrjen me program.

“Poza pa tul apo poza me tul,”-shkruan reperja krahas fotove, ndërkohë që nuk e ka vënë re sesa shumë e ka holluar krahun.

Gjithashtu një tjetër detaj nuk ka kaluar pa u vënë re… Tutat e veshura së prapthi! Detaji vihet re nga xhepat që i kanë mbetur jashtë, por mesa duket këto janë thjesht efektet e karantinës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz tayna tayna ben photoshop tayna tayna ben photoshop

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Prill 2020, 12:08

TIRANË- Tashmë gjyshja e Dojnës është një personazh i njohur për publikun shqiptar. Moderatorja Dojna Mema poston shpesh video argëtuese me gjyshen e saj, ...