Aktualitet

Zbulohet raporti i Prokurorisë: Në vitin 2019 u përgjuan 5574, 15 zyrtarë humbën postin nga dekriminalizimi

15 Prill 2020, 18:00 Nga DOSJA
Zbulohet raporti i Prokurorisë: Në vitin 2019 u përgjuan 5574, 15

TIRANË- Prokuroria e Përgjithme në mars ka dorëzuar në Kuvend raportin e vitin 2019, ku ka treguar punën për gjatë vitit të kaluar. Dosja.al ka siguriar raportin e plotë të Prokurorisë, ku janë të detajuara të gjithë veprat penale të kryera gjatë vitit 2019 dhe se si ka vepruar organi i akzuës.

Sipas raportit bëhet me dije se janë përgjuar 5574 persona me urdhër të Prokurorisë, e cila këta persona i ka pasur nën hetim. “Në shifra të përgjithshme, gjatë vitit 2019 janë ekzekutuar gjithsej 2714 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake, aplikuar në lidhje me 717 procedime penale. Nga këto, 141 procedime penale kanë qenë në kuadër të hetimeve të prokurorisë për krime të rënda. Për sa më sipër është mundësuar interceptimi për 5574 persona të dyshuar si të përfshirë në vepra penale”, thuhet në raport.

Një tjetër pikë ku ndalet akzua është dhe ekstradimi dhe për një vit mësohet se  180 persona kryesisht shqiptarë të dërguar jashtë vendit ku kanë kryer krime dhe 157 të ekstraduar nga jashtë drejt Shqipërisë.

Por dhe gjatë vitit të kaluar ka vijuar hetimi për dekriminalizimin dhe se ka pasur 204 kërkesa për verifikimin e të shkuarës së personave zyrtarë të lartë, politikan dhe të zgjedhur. Prej këtyre kërkesave 163 janë përfunduar, 15 emra kanë rezultuar me probleme për të cilët është kërkuar humbja e vendit të tyre të punës dhe janë proceduar penalisht për deklarim të rremë. Por nga të gjitha kërkesat 41 prej tyre do të hetohen gjatë vitit 2020.

Sektori i Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike pranë Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë vitit 2019, ka administruar 204 raste për verifikim të thelluar. Gjatë kësaj periudhe, për 163 subjekte vetëdeklarues është përfunduar verifikimi dhe janë përcjellë rezultatet e verifikimit, ndërkohë që 41 raste vijojnë të jenë në proces verifikimi brenda afatit ligjor të kryerjes së verifikimit, të përcaktuar në ligjin nr.138/2015 dhe vendimin nr.17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, shtohet në raport.

Raportin e plotë të Prokurorisë mund ta lexoni KËTU

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet olsian cela raporti i prokurorise viti 2019 per prokurorine olsian cela raporti i prokurorise viti 2019 per prokurorine

Sondazh

Poll