Aktualitet

Strehoi emigrantët e kthyer nga Greqia e nuk është paguar, pronari i hotelit kërcënon: Do i nxjerrr në rrugë

15 Prill 2020, 16:29 Nga DOSJA
Strehoi emigrantët e kthyer nga Greqia e nuk është paguar,

GJIROKASTËR-  Një pronar i një prej hoteleve që ka strehuar emigrantët e kthyer nga Greqia ka kërcënuar se do i nxjerr në rrugë, pasi nuk ka marrë asnjë pagesë. Ai është ofruar që hoteli i tij të ishte objekt karantinë për 14 ditë, për disa emigrantë, por deri tani nuk ka marrë asnjë lekë.

Sipas informacioneve të Dosja.al, deri tani ai ka marrë pagesë për vetën dy ditë, nga 18 emigrantët që janë akomoduar. Hoteli ndodhet në afërsi të Kakavijës, pasi dhe autoritetet kanë bërë me dije se strukturat ekomoduaese duhet të jenë afër kufirit.

Në qarkun e Gjirokastrës, numërohe 66 emigrantë të kthyer që janë karantinuar në 5 hotele të ndryshme, por problem është bërë pagesa.

Më tej mësohet se të gjithë emigrantëve u janë bërë tamponët nga Drejtora e Shëndetit Publik në  Gjirokaster dhe kanë rezultuar negativë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet karantinimi i emigranteve koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 karantinimi i emigranteve koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll