Aktualitet

Deklarata e Silva Binos: Koronavirusin në Shqipëri e hasëm që në shkurt, atëherë filloi qarkullimi i sëmundjes

15 Prill 2020, 16:04 Nga DOSJA
Deklarata e Silva Binos: Koronavirusin në Shqipëri e hasëm

TIRANË- Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, është shprehur se rastet e para para të COVID-19 janë hapur që në muajin shkurt. Në një intervistë për ABC News, Bino tha se në shkurt ka filluar qarkullimi i sëmundjes, por nuk ka qenë intensive.

Sigurisht që patëm, kemi pasur raste sporadike në fund të shkurtit. Më 28 shkurt janë shfaqur shenjat e para klinike. Ka filluar qarkullimi i sëmundjes, por jo intensiv. Që në fund të janarit ne kemi filluar gjurmimin epidemiologjik të gjitha formave të rënda.

Pavarësisht se gripi është një virus i paparashikueshëm. Nuk kishim gjasa që ta masnim, pasi në 7 janar Kina ndau sekuencën dhe ju dha mundësia botës për të përgatitur testet dhe në fund të janarit kemi pasur testet”, u shpreh Bino.

Por edhe pse Silva bino deklaron se rastet e para janë hasur në shkurt, zyrtarish nga Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar 8 mars pacientin “0” në Shqipëri.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 silva bino koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 silva bino

Sondazh

Poll