Aktualitet

“Hajde shpejt i tha se djali të ka pësuar aksident”, vdekja tragjike e Reldi Gugës, flet babai: Mori leje të blinte doma

15 Prill 2020, 14:57 Nga DOSJA
“Hajde shpejt i tha se djali të ka pësuar aksident”,

TIRANË- Pak ditë më parë në Tiranë ndodhi një ngjarje e rëndë, ku një 23-vjeçar u përplas për vdekje nga një kampion pranë “Ish-Uzinës Dinamo”. Viktima ishte Reldi Guga dhe sot përherë të parë kanë folur prindërtit e tij. Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, Vladimir Guga, i cili ka thënë se Rledi kishte dalë me leje nga Policia për të bërë pazar dhe ishte njoftuar nga një nga tregtarët që njihnin.

Çfarë informacionesh keni për atë që ndodhi të shtunën, ku po shkonte?

Reldi kishte nxjerrë leje nga policia dhe do shkonte te tregu për të blerë disa domate e pak djath. Isha duke ndenjur kur na njoftoi dikush nga tregtarët që na njeh. Pyeti bashkëshorten time, ku ndodhet djali dhe ajo i tha se e kam nisur në treg. Hajde shpejt i tha se djali të ka pësuar aksident. Shkova me gruan, na dolën dy policë përpara, doja të afrohesha te bicikleta që e pashë të shtrirë në tokë dhe domatet e hapura, por më thanë nisu te Spitali Ushtarak.

Rreth dy orë asnjë informacion nuk na dhanë në spitalin ushtarak. Pas dy orësh na tha një mjek që gjendja është shumë e rëndë dhe se s’mund ta lëviznin pasi kishte dëmtime në kokë. Na e treguan që ka shtypje të kafkës ka një carje në krahun e majtë dhe duhet ti bënim një skaner. Pastaj pritëm edhe dy orë të tjera e na thanë se skaneri s’ka dalë mirë, ka dalë shumë keq, ne do bëjmë të pamundurën si mjek, i kemi të gjitha ilacet, djali është në dorë të Zotit, deri sa na erdhi lajmi në orën 7 pa 10 që djali ndërroi jetë. Nuk hymë në reanimacion për ta parë se nuk donim, donim ta kujtonim djalin siç e nisëm nga shtëpia. Ramë dakord me bashkëshorten të mos e shikonim djalin në atë gjendje, nuk kërkuam fare ta shikonom, jo se nuk na lanë.


Çfarë ju thanë tregtarët për ngjarjen?

Asnjeri nga tregëtarët, as shoferi, as policia e shtetit s’na informoi veçse një polici që erdhi në spital dhe tha se po ecte me biçikletën për dorë në momentin e aksidenit, trajleri mori kthesën dhe ky ishte momenti kur u aksidentua. Asnjë nuk më ka informuar me detaje. Asgjë zyrtare, as ekspertiza.

Me cilin foli herën e fundit?

Me mua. Ai tha se do ikte të blinte gjëra në pazare dhe mu drejtua: babi do iki të blej domate e djathë se mora lejen. 23 vjeçari ishte djali i vetëm i familjes, vëllai i një motre, Zoi Guga e cila gjithashtu ka folur për emisionin dhe se kamerat e sigurisë janë marrë nga policia por asgjë nuk është bërë me dije për familjarët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane reldi guga vladimir guga aksident ne tirane reldi guga vladimir guga

Sondazh

Poll