Aktualitet

Koronavirus në “burgun 313”/ Infektohet polici, dyshime për kolegët dhe ‘kokat e krimit’ që vuajnë dënimin

15 Prill 2020, 17:30 Nga DOSJA
Koronavirus në “burgun 313”/ Infektohet polici, dyshime

TIRANË- Një polic i burgut 313 në Tiranë ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Efektivi dyshohet se është infektuar nga familjarët e tij pasi pozitivë kanë rezultuar edhe bashkëshortja dhe djali i tij.

Sapo ka marrë përgjigjet e testit, mësohet se polici i burgut është vetëkarantinuar bashkë me familjen, ndërkohë që kanë filluar edhe testimet e kolegëve të tij, plot 10 të tillë.

Nuk përjashtohet mundësia që ndonjë nga gardianët të ketë infektuar edhe të burgosurit që vuajnë dënimin në këtë burg edhe pse vetë i infektuari merrej me librat e shërbimit.

Aktualisht në këtë burg vuajnë dënimin disa prej ‘kokave të krimit’ në vend si: Emiliano Shullazi, Safet Bajri dhe anëtarët e tjerë të grupit, Aleksandër Murataj etj. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu 313 koronavirusi ne shqiperi koronavirusi tek 313 burgu 313 koronavirusi ne shqiperi koronavirusi tek 313

Sondazh

Poll