Bota

Mbi 2 milionë njerëz të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën/ Vendet më të prekura janë Spanja, Italia dhe SHBA-ja

15 Prill 2020, 06:38 Nga DOSJA
Mbi 2 milionë njerëz të infektuar me COVID-19 në të

COVID-19 po përhapet masivisht. Numri i të infektuarve në botë ka shkuar  mbi 2 milionë, ndërkohë janë shënuar 129,842 viktima. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 495,540 persona.

SHBA ka numrin më të madh të viktima, pasi atje kanë humbur jetën 26,290 persona dhe rezultojnë të infektuar 618,325 të tjerë. Virusi është ‘rizgjuar’ në Kinë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 46 raste të reja dhe numri i viktimave ka shkuar në 3,342.

Por, edhe në Europë, virusi po bën “kërdinë”. 21,645 persona kanë humbur jetën deri më tani në Itali. Vendi i tretë në botë për numrin e lartë të viktimave e zë Spanja, pasi në këtë shtet janë shënuar 18,579 viktima dhe 177,633 qytetarë janë prekur nga COVID-19.  Nuk ngelet pas as Franca. 15,729 persona në këtë shtet kanë humbur jetën pasi u infektuar, ndërkohë situata paraqitet më mirë në Gjermani. 3,495 kanë humbur jetën në këtë shtet nga COVID-19.

Po kështu  COVID-19 është përhapur shumë edhe në Ballkan. Çdo ditë rritet numri i të prekurve në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Greqi. Në Shqipëri janë infektuar 494 persona dhe 25 pacientë kanë humbur jetën.

Burimi: www.worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 14 Prill 2020, 20:01

ITALI– Disa analiza të fundit të kryera nga studiuesit italianë dhe amerikanë kanë treguar se koronavirusi ka pësuar mutacione.Studiuesit nga Universiteti...