Edhe 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 387 totali, shërohen 3 të tjerë
14 Prill 2020, 21:11Nga DOSJA
PRISHTINË– Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka se 10 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në vend, duke e çuar totalin në 387. Ditën e sotme janë testuar 137 mostra, prej të cilave 10 kanë rezultuar pozitive.
Por ka edhe lajme të mira, pasi sot 3 raste të reja janë shëruar nga pandemia, duke e çuar totalin në 66 persona. Ndërsa 8 pacientë e kanë humbur betejën me pandeminë globale.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë, dy (2) raste nga komuna e Vitisë (sipas vendbanimit një (1) rast Smirë dhe një (1) rast Skifteraj) dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Talinovc-Ferizaj, Hodonovc-Kamenicë, Burojë-Skenderaj, Suharekë, Gjakovë dhe Zveçan”, ka njoftuar IKSHPK.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
TRE TË SHËRUAR DHE DHJETË RASTE ME COVID-19! Sot më 14 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 137 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej dhjetë (10) raste. Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë, dy (2) raste nga komuna e Vitisë (sipas vendbanimit një (1) rast Smirë dhe një (1) rast Skifteraj) dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Talinovc-Ferizaj, Hodonovc-Kamenicë, Burojë-Skenderaj, Suharekë, Gjakovë dhe Zveçan. Sot më 14 prill 2020, janë shëruar edhe tre (3) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej gjashtëdhjetë e gjashtë (66). Nga data 08 shkurt deri më 14 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.547 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej treqind e tetëdhjetë e shtatë (387) me 8 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.153 kontakte të rasteve. Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 14 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.985.135 raste të COVID-19 dhe 125.344 raste të vdekjes.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Fotografi Eric Meola sjell një një koleksion me foto nga stuhia rëre të ndodhura në vite të ndryshme.Pamjet që na ofron fotografi tregojnë se sa pranë tornadove...
Bota14 Prill 2020, 20:01
ITALI– Disa analiza të fundit të kryera nga studiuesit italianë dhe amerikanë kanë treguar se koronavirusi ka pësuar mutacione.Studiuesit nga Universiteti...
SERBI- Autoritetet shëndetësore në Serbi, kanë raportuar ditën e sotme se në vend janë infektuar 411 persona me Covid-19, brenda 24-orëve duke e çuar tot...
SHBA– Këshilltari kryesor ekonomik Donald Trump, Larry Kudlow, ditën e sotme tha se presidenti do të bëjë njoftime të rëndësishme brenda dy ditësh, për rihapjen...
ITALI– Skenari ‘Brexit’ mund të përsëritet. Tanimë edhe Italia po mendon që të largohet nga Bashkimi Europian pas përfundimit të pandemisë së koronavirusi...
INDONEZI- Duke qenë se tashmë njerëzit janë ‘lodhur’ me ndenjien në shtëpi ndonjëherë vendosin të dalin, mirëpo një fshat në Indonezi, ka vendosur që të përdorë...
KOSOVË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot rreth mospajtimeve që ka pasur me të dërguarin e Donald Trump, Richard Grenell, për heqj...
SHBA– Numri i vdekjeve nga Covid-19 në New York po rritet ndjeshëm ku vetëm gjatë 24-orëve është raportuar se kanë humbur jetën 778 persona duke e çuar n...
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar sot se Këshilli i Përgjithshëm i Partisë së tij i ka dhënë dritën jeshile që të...