Politike

E zbulon për herë të parë, mamaja e ‘lali Erit’ puthje të zjarrtë me Ramën (FOTOT PIKANTE)

24 Mars 2019, 11:27 Nga DOSJA
E zbulon për herë të parë, mamaja e ‘lali Erit’

Nuk ka nevojë për prezantim po të thuhet “mami i Lali Erit”. Është ajo që me kursimet e pensionit pagoi dasmën madhështore në Kalanë e Gjirokastërs, por është edhe ajo që njerëzit e njohin se e ka rritur me shumë vuajtje djalin, që është detyruar edhe të shesë fiq për shkak të kushteve të vështira dhe që sot është Kryetar i bashkisë së Tiranës.

Quhet Shqiponja Veliaj, shfaqet për herë të parë në publik, ose të paktën identifikohet për herë të parë. Dje në mitingun e shpalljes së rikandidimit, ajo ka takuar me shumë dashuri Edi Ramën. Edhe ata që mund të dyshonin se mes Kryeministrit dhe kryetarit të Bashksië ka ftohje, pas kësaj fotoje duhet t’i heqin të gjitha dyshimet.

Madje Lali Eri duket edhe pak xheloz që, megjithë përpjekjet e shumta që ka bërë dhe bën, kurrë nuk e ka arritur të ketë këtë afeksion që Rama tregon kur takon nënën e tij. Në foton tjetër duket Veliaj duke bërë selfie me një mbështetëse, ndërsa me dorën e djathtë shtrëndon dorën e bashkëshortes. Ajola është futur mes Erjonit dhe Shqiponjës.

Ndërsa Ajola e ka shikimin tek vajza që po bën foton me bashkëshortin, nëna e Erjonit i ka ngulur sytë tjetërkund, ndoshta Kryeministri është duke u afruar në ato momente.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj mami i lali erit puthje me ramen mitingu i veliajt erion veliaj mami i lali erit puthje me ramen mitingu i veliajt

Sondazh

Poll