Aktualitet

Shënohet viktima e 24 nga COVID-19, MSH: 68-vjeçarja nga Tirana ishte intubuar, vuante edhe nga insuficensa renale

13 Prill 2020, 19:37 Nga DOSJA
Shënohet viktima e 24 nga COVID-19, MSH: 68-vjeçarja nga Tirana

TIRANË– Shënohet viktima e 24 nga koronavirusi në Shqipëri. Në një njoftim zyrtar Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktima është një 68-vjeçare nga Tirana, me inicialet L.K., e cila trajtohej prej 10 ditësh po trajtohej në spitalin Infektiv, ku edhe ndodhej e intubuar. 

Mësohet se 68-vjeçarja e prekur nga COVID-19 vuante edhe nga insuficensa renale dhe për 10 ditë që kishte qëndruar në spitalin Infektiv kishte kryer pesë seanca dialize.

NJOFTIMI I MINISTRISË:

Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv një paciente 68-vjeçare nga Tirana, me inicialet L.K., e cila trajtohej prej 10 ditësh në shërbimin Infektiv në gjendje të rëndë, e intubuar. 68-vjeçarja e prekur nga COVID19 vuante nga insufencenca renale dhe kishte kryer pesë seanca dialize brenda spitalit infektiv gjatë këtyre ditëve. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, 68-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 24 qytetarë.

Ndërkohë sot është rritur numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Në total në vendin tonë janë 467 të infektuar dhe 24 viktima. Situata është më e rëndë në Tiranë me 221 raste, Shkodra me 70, dhe Durrësi me 42. Vendi është në një karantinë totale, ndërkohë që nga sot është rritur edhe koha për të bërë pazaret.

Nga ora 05:00 deri në 17:30 të gjithë kanë nga 90 minuta kohë për të përfunduar blerjet, ndërkohë që fundjava do të jetë sërish e mbyllur madje edhe më shumë. 60 orë izolim i pret shqiptarët të premten, ndërsa nga sot policia ka lëshuar dronë inteligjentë për të siguruar dhe monitoruar lëvizjen e qytetarëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll