Aktualitet

“Kemi kaluar pjesën me të vështirë”, Pëllumb Pipero: Masat lehtësuese janë marrë në kohën e duhur

13 Prill 2020, 19:19 Nga DOSJA
“Kemi kaluar pjesën me të vështirë”,

TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero ka folur sot për situatën e COVID-19 në vendin tonë. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Pipero ka folur dhe për lirimin e msave nga qeveria.

Jam i mendimit, masat duhet të lejohen në mënyrë propocionale me epideminë. Marrja e masave ka një të mirë të dyfishtë, pasi qytetarët bëhen më optimistë dhe ekonomia fillon të marrë frymë. Unë mendoj se qytetarët nëse zbatojnë masat e vendosura, distancën, të kenë maskë etj, janë në propocionalitet me vijimin e epidemisë”, tha mjeku. Pipero më tej shtoi se ai ishte dakord me masat lehtësuese, duke thënë se janë në kohën e duhur.

Mjeku u shpreh se deri tani është kaluar pjesa më e vështirë, por nëse qytetarët nuk zbatojnë rregullat virusi vjen më i fortë dhe mund të shkaktoj tragjedi.

Unë mendoj se e kemi kaluar pjesën e të vështirë të kësaj epidemie, pasi në fillim kishte më shumë mistër. Por kjo nuk do të thotë se pjesa që kemi është me pak e vështirë. Jemi në fillim të një fundi që do jetë i gjatë. Duhet të vijojmë të respektojmë masat, e të zbatohen urdhrat e qeverisë dhe këshillat e mjekut. Nëse shkellim rregullat, virusi mund të kthehet me të njëjtin aktivitet”, tha mjeku.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 pellumb pipero

Sondazh

Poll