Aktualitet

‘Mezi merr frymë e nuk mund të punojë’/ Historia e Ferit Metës, 56-vjeçari që jeton me 2 mijë lekë në muaj

13 Prill 2020, 17:19 Nga DOSJA
‘Mezi merr frymë e nuk mund të punojë’/ Historia e

BULQIZË -Ky është Ferit Meta nga fshati Zall-Strikçan në Bashkinë e Bulqizës. Feriti është operuar pesë herë në Greqi dhe aktualisht arrin të flasë vetëm nëpërmjet një aparature. Historia e 56-vjeçarit Ferit Meta është sa e çuditshme por edhe e dhimbshme.

Që nga viti 2011 e deri në vitin 2019, ai është trajtuar me pension invaliditeti pasi është vlerësuar si jo i aftë për punë për shkak të problemeve shëndetësore. Por para një viti, atij i ndërpritet pensioni dhe aktualisht jeton vetëm me 2 mijë lekë të rinj në muaj, bashkë me dy anëtarët e tjerë të familjes. Ai thotë se për prolemin e tij i ka shkruar nga ministri i shëndetësisë e deri tek Kryeministri, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Jam operuar në Greqi, erdha këtu për të marrë pensionin që shkonte 180 mijë lekë të vjetra, e kam marrë që 8 vite. Por që prej një viti ma kanë vjedhur. Bashkia më jep vetëm 20 mijë lekë të vjetra. I jam drejtuar kryeministrit dhe misnistrisë së shëndetësisë dhe më kanë thënë se je i aftë për punë. Unë nuk marrë dot frymë. Jetojmë me 20 mijë lekë të vjetra 3 persona,”– është shprehur Ferit Meta.

Bashkëshortja e Feriti, Xhevahire Meta thotë se bashkëshorti i saj nuk mund të bëjë asnjë lloj pune pasi nuk ja lejon frymëmarrja. Me 2 mijë lekë të rinj në muaj që marrin si familje, ajo thotë se nuk shërbejnë për asgjë.

“Ai ka qenë emigrant ne Greqi, duke punuar i ëhstë marrë zëri, është bërë operim 3 herë dhe ka pastruar laringun, pastaj e hoqi fare. Më pas pas 3 muajshi doli një puccërr afër fytit dhe u bë prap operim. Pra 5 herë i është nënshtruar operacionit. Ka që një vit që i kanë ndaluar pensionin. 133 mijë lekë të vjetra merrte për invalid 160 mijë lekë për pension pasi kishte paguar për  siguracione. Kempi i ka thënë se është i aftë për punë por atij i merret fryma, as nuk flet dot”. -Është shprehur Xhevahire Meta

Feriti ju bën apel ograneve shtetërore të ndërhyjnë për ta zgjidhur rastin e tij, sepse me aq të ardhura e ka të pamundur jetesën, pasi 2 mijë lekë nuk i shërbejnë as për të paguar energjinë elektrike.

(a.k./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize ferit meta xhevahire meta bulqize ferit meta xhevahire meta

Sondazh

Poll