Aktualitet

Babai i 4 vajzave ndërroi jetë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, më në fund trupi i tij niset për në Shqipëri

13 Prill 2020, 17:08 Nga DOSJA
Babai i 4 vajzave ndërroi jetë nga koronavirusi në

MAQEDONI E VERIUT- Pas shumë ditëve pritje, më në fund trupi i 44-vjeçarit nga Roskoveci, i cili ndërroi jetë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut është nisur për në atdhe.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se trupi i të ndjerit me iniciale M.L është nisur drejt doganës së Qafë-Thanës, ndërsa agjensia funerale është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët për të bërë edhe dorëzimin e trupit të 44-vjeçarit.

Shqiptari, baba i 4 vajzave, kishte shkuar për të punuar që në janar në shtetin fqinjë por u gjet pa jetë në shtëpinë e tij në Kavadarci më 5 prill. Pasi iu bë ekspertiza mjeko-ligjore u zbulua se ai kishte ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. 

Dosja.al publikoi historinë e trishtë të 44-vjeçarit shqiptar. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut dhe këshilltari i MB atje, Muhamed Ismaili bënë me dije se trupi i tij u gjet vetëm pasi një fqinj denoncoi në Polici se kishte ditë pa e parë. Pas konfirmimit se ai kishte humbur jetën për shkak të COVID-19, autoritetet maqedonase kanë futur në karantinë edhe 4 shqiptarë, të cilët kishin punuar me viktimën pranë vreshtave në Kavadarci. Ndërsa familja që prej marrjes së lajmit, kishte nisur proceduarat për tërheqjen e trupit. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes shqiptari nga covid-19 ne maqedoni vdes shqiptari nga covid-19 ne maqedoni

Sondazh

Poll