Bota

Historia e dy vendeve/ Qytetarët e Hong Kong-ut mbushin plazhet, në Singapor policia e ndalon diçka të tillë (FOTOT)

13 Prill 2020, 16:53 Nga DOSJA
Historia e dy vendeve/ Qytetarët e Hong Kong-ut mbushin plazhet, në

HONG KONG-Gjatë fundjavës së Pashkëve, shumë qytetarë nga Hong Kong-u u nisën drejt plazhit për t’u argëtuar pavarësisht masave të ashpra për Covid-19. Qyteti, i cili është vlerësuar për kontrollin e shpejtë dhe masat që ka marrë në bazë të përhapjes së koronavirusit ka parë që numri i rasteve të reja ka rënë në mënyrë të vazhdueshme në javët e fundit,  pasi të dielën janë raportuar vetëm katër raste të reja, shifra më e ulët që nga mesi i marsit.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët që të mos ankohen për masat pasi presin një valë tjetër të mundshme të infeksioneve, teksa Kina ka nisur të lehtësojë masat në disa qytete, por kjo nuk i ka ndaluar njerëzit të dalin në plazh.

Ndërkohë nga ana tjetër në Singapor ishte një tjetër histori krahasuar me Hong Kong-un, ku aktualisht vendi po lufton sërish me rastet e reja të virusit që mendohet se janë të nxitura kryesisht nga emigrantët e huaj atje.

Singapori është ende në izolim dhe gjatë fundjavës nëpër plazhe nuk u lejua dalja e qytetarëve, ku autoritetet ndëshkuan me gjoba ata persona që thyenin rregullat.

Në rang global numri i personave të infektuar ka shkuar në 1.882,164, ndërkohë janë shënuar 117,397 viktma. Ndërsa, 437,306 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Amerika zë vendin e parë në botë për numrin e viktimave dhe të të sëmurëve. Aktualisht në SHBA ka humbur jetën 22.850 persona dhe 564,317 të tjerë janë të infektuar Ndërsa Kina po sheh sërish një rritje të rasteve të reja. Virusi po ‘bën kërdinë’ në Itali, pasi atje numri i viktimave ka shkuar në 20,465 dhe të infektuar janë mbi 159 mijë persona. Spanja zë vendin e tretë në botë për numrin e viktimave dhe të infektuarve, 17,489 persona të vdekur dhe rezultojnë të prekur nga virusi mbi 169 mijë të tjerë.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne hong kong koronavirusi në kinë koronavirusi ne singapor koronavirusi ne hong kong koronavirusi në kinë koronavirusi ne singapor

Sondazh

Poll