Bota

Rritet sërish bilanci në Itali/ Vdesin 566 njerëz në 24 orët e fundit, shkon mbi 20 mijë numri i viktimave nga Covid-19

13 Prill 2020, 16:12 Nga DOSJA
Rritet sërish bilanci në Itali/ Vdesin 566 njerëz në 24

ITALI– Në Itali përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 566 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në  20,465 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 3153 raste të reja me koronavirus, duke bërë që Italia të numërojë mbi 159 mijë të infektuar.

Ditën djeshme Italia rregjistroi një numër më të ulët të vdekurve ç’ka ngjalli shpresë për italianët, por sërish sot është parë një rritje e ndjeshme. Vetëm  431 pacientë me Covid-19 vdiqën dje nga koronavirusi, por numri ditor ka shkuar sërish  në  566 viktima.

Ndërkohë kujtojmë që Qeveria italiane ka njoftuar se prej ditës së nesërme, 14 prill, do të lejojë hapjen e dyqaneve me veshje për fëmijë, kancelarive dhe librarive.

 

Në rang global numri i personave të infektuar ka shkuar në 1.882,164, ndërkohë janë shënuar 117,397 viktma. Ndërsa, 437,306 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Amerika zë vendin e parë në botë për numrin e viktimave dhe të të sëmurëve. Aktualisht në SHBA ka humbur jetën 22.850 persona dhe 564,317 të tjerë janë të infektuar Ndërsa Kina po sheh sërish një rritje të rasteve të reja. Virusi po ‘bën kërdinë’ në Itali, pasi atje numri i viktimave ka shkuar në 20,465 dhe të infektuar janë mbi 159 mijë persona. Spanja zë vendin e tretë në botë për numrin e viktimave dhe të infektuarve, 17,489 persona të vdekur dhe rezultojnë të prekur nga virusi mbi 169 mijë të tjerë.

Burimi: Corriere.it 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll