Bota

Humb jetën në moshën 90-vjeçare legjenda e Formula 1, Sir Stirling Moss, vuante nga një infeksion në gjoks 

12 Prill 2020, 15:26 Nga DOSJA
Humb jetën në moshën 90-vjeçare legjenda e Formula 1, Sir

BRITANI- Legjenda britanike e Formula 1, Sir Stirling Moss ka ndërruar jetë ditë e sotme, në mosën 90-vjeçare, pasi prej disa vitesh vuante nga një infeksion që kishte në gjoks. Mësohet se ai ishte infektuar gjatë pushimeve në Singapor  në vitin 2016 ku më pas u shtrua në spital dhe qëndroi për 134 ditë.

Lajmin fillimisht e ka bërë të ditur gruaja e tij, e cila është shprehur se ai ishte një njëri i mrekullueshëm.  “Ai vdiq, por ishte i mrekullueshëm. Ai ishte i lodhur nga sëmundja ” tha gruaja e tij Lady Moss

Sipas mediave të huaja, ai konsiderohet si një prej pilotëve më të zot në historinë e Formula 1, edhe pse asnjëherë nuk fitoi në Kampionat Botëror.

Për shkak të problemeve shëndetësore ai vendosi që të largohej nga jeta publike në janar të vitit 2018. Ndërkohë bëhet me dije se ai kishte fituar 16 prej 66 garave nga vitit 1951 deri në 1961 si dhe kishte zënë katër herë vendin e dytë në Formula 1.

Burimi:Mirror

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lady moss sir stirling moss lady moss sir stirling moss

Sondazh

Poll

Bota 12 Prill 2020, 13:39

Një Plan Marshall për Evropën, pas Covid19

LONDER – Ministrat e financave të Eurozonës më në fund ranë dakord në 9 Prill për një paketë masash për t’iu përgjigjur krizës COVID-19. Por përballë një emergj...