Bota

Franca shënon ulje të ndjeshme të numrit të viktimave dhe deklaron se ka kaluar pikun

11 Prill 2020, 20:15 Nga DOSJA
Franca shënon ulje të ndjeshme të numrit të viktimave dhe

FRANCË- Koronavirusi ka prekur të gjithë botën dhe Franca është një nga vednet që u godit më shumë. Sot në këtë shtet është regjistuar një rënie të ndjeshme të numrit të viktimave, krahasuar me ditët e kaluara.

Sipas mediave vendase sot u regjistruan 643 viktimave, 334 më pak se dje. Në një deklaratë për mediat zyrtari i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë, Jerome Salomon deklaroi se Franca e ka kaluar tashmë pikun por pandemia mbetet ende aktive.

Ai u shpreh se qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe po e luftojnë duke theksuar se në këtë fundjavë me diell është shumë e rëndësishme që qytetarët të qëndrojnë mbyllur në shtëpi për të shpëtuar sa më shumë jetë.

Por Franca është prekur shumë nga COVID-19, pasi deri tani janë shënuar  13 832 viktima. Po ashtu në Evropë vendet e tjera më të prekura janë Spanja, Italia, Britania e Zvicra.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jerome salomon koronavirusi ne france jerome salomon koronavirusi ne france

Sondazh

Poll