Bota

Konfimohen edhe 33 raste me COVID-19 në Kosovë, shkon në 283 numri i të prekurve

11 Prill 2020, 20:42 Nga DOSJA
Konfimohen edhe 33 raste me COVID-19 në Kosovë, shkon në 283

KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 33 raste të reja me koronavirus në vend. Kështu numri i të prekuve ka shkuar në total 283.

Sipas një njoftimi nga Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 130 mostra, prej të cilave 33 kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet prej tyre (20) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) me vendbanim në Prizren, (3) rast në vendbanimet Viti, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të veriut, dy (2) me vendbanim në Skenderaj dhe nga një në Suharekë, Zubin Potok dhe Zveçan”, njoftohet nga IKSHPK.

Ndërkohë njoftohet se sot janë të shëruar edhe gjashtë 6 pacientë, e numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove masat kunder covid 19 koronavirusi ne kosove masat kunder covid 19

Sondazh

Poll