Art&Argëtim

Publikohet traileri i filmit të Brad Pitt dhe Di Caprios, ‘Once Upon a Time in Hollywood’

23 Mars 2019, 08:22 Nga DOSJA
Publikohet traileri i filmit të Brad Pitt dhe Di Caprios, ‘Once Upon

Filmi ‘Once Upon a Time in Hollywood’ me regji të Quentin Tarantino, bën një rikthim në Los Angelos-in e viteve 1969.

Ky është filmi i nëntë i regjisorit Tarantino, i cili e ka zhvendosur gjithë skenarin në vitin 1969, ku ne takojmë dyshen e suksessshme të Holywoodit, Brad Pitt dhe Leonardo Di Caprio, ku rrëfehet odiseja e tyre në përpjekje për të bër emër në industrinë e filmit.

Filmi është bazuar në historinë reale të familjes Manson, një kult i viteve 69 në Kaliforni, të cilët bënin një jetë të shthurur, nën efektin e drograve, e ku nuk mungonin krimet.

Gjithashtu pjesë e kastit është dhe Sharon Tate(Margot Robbie), një aktore, jeta e së cilës lidhet pashmangmërisht me dy aktorët kryesor të filmit, Brad Pitt dhe Di Caprio.

Pjesë e filmit janë edhe Damian Lewis, Emile Hirsch, Dakota Fanning, Kurt Russell, Lena Dunham, Timothy Olyphant, Margaret Qualley dhe aktori që nuk jeton më, Luke Perry.

Filmi pritet të shfaqet në të gjitha kinematë me 26 korrik. Me një kast aktorësh të tillë, premiera do të jetë një sukses i padiskutueshëm!

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim brad pitt fillm hollywood leonardo di caprio margot robbie once upon a time in hollywood trailer brad pitt fillm hollywood leonardo di caprio margot robbie once upon a time in hollywood trailer

Sondazh

Poll