Art&Argëtim

Lidhja e Rudina Magjistarit dhe Vaçe Zelës, moderatorja zbulon të vërtetën e famës së këngëtares

23 Mars 2019, 13:49 Nga DOSJA
Lidhja e Rudina Magjistarit dhe Vaçe Zelës, moderatorja zbulon

I ftuar ditën e djeshme në emisionin, ‘Rudina’ ishte vëllai i këngëtares shqiptare Vaçe Zela, këngëtari Hysni Zela, i cili rrëfeu jetën e motrës së tij, marrëdhëniet e tyre dhe si nisi rruga e saj drejt suksesit.

Gjithashtu, ai zbuloi edhe lidhjen që Rudina Magjistari ka me Vaçe Zelën, ishte babai i saj i cili e ndihmoi atë të bëhej e famshme. Këngëtari tha se babai i moderatores, Petrat Magjistari  ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të qytetit të Lushnjës, duke e cilësuar si një njeri me shumë vlera.

“Ishte me fat Lushnja që e drejtonte një njeri me aq kulturë, si Petrat Magjistari. Ai na ndihmoi neve dhe gjithë qytetin. Ka qenë një burrë shumë simpatik. Ai ka bërë shumë për Lushnjën, ka ndihmuar shumë për artin, bujqësinë. Ishim me fat që na drejtonte një burrë me aq kulturë. Ai që e ndihmoi atë të bëhej e famshme, mori Vaçen dhe e takoi me Petrit Dumes, i cili u mahnit nga zëri i saj. “- u shpreh ai.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz hysni zela rudina magjistari vace zela hysni zela rudina magjistari vace zela

Sondazh

Poll