Art&Argëtim

Kërcënoi nxënësit të mos merrnin pjesë në protestë, drejtoresha e “Sami Frashërit” shkon tek Kongresi i PS

23 Mars 2019, 20:50 Nga DOSJA
Kërcënoi nxënësit të mos merrnin pjesë në

TIRANË- Ditën e sotme në mitingun për shpalljen e kandidatit socialist për Bashkinë Tiranë, ku u zhviluan dhe punimet e Kongresit të PS ka marrë pjesë edhe drejtoresha e Gjimnazit “Sami Frashëri”, Teuta Dobi.

Prezenca e saj në miting është bërë publike nga vetë ajo në një postim në rrjetin social Instagram. Gjithashtu një qytetar në redaksinë e JOQ Albania ka dërguar një video ku shihet se drejtoresha, është duke kërcyer

Drejtoresha e Gjimnazit, Teuta Dobi njihet për rezistencën e saj ndaj protestës së studentëve. Ajo kërkoi të pengonte gjimnazistët t’i bashkoheshin protestës.Në një mbledhje të Senatit të Shkollës, Dobi u shpreh asokohe: Jua garantoj me jetën time, se unë nuk do lë asnjë këmbë nxënësi që të dalë atje, sa ka mësim.

Sot Partia Socialsite në mtitingun e mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” dhe gjatë punimeve të Kongresit konfirmoi Veliaj dhe 4 kryebashkiakë të tjerë mes tyre: Dritan Leli, Majlinda Bufi, Sotiraq Filo, Armando Subashi. Për herë të parë u prezantuan kandidaturat e Gledjan Llatjas në Elbasan, dhe Pjerin Ndreut në Lezhë. Pezull mbeti figura e Vangjush Dakos si kryebashkiak i Durrësit. (Lexo këtu)

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale drejtoresha e sami frasherit kongresi i socialistëve 23 mars 2019 teuta dobi drejtoresha e sami frasherit kongresi i socialistëve 23 mars 2019 teuta dobi

Sondazh

Poll