Aktualitet

“Sakrifikoj dhe jetën”, qytetarët komentojnë deklaratën e Metës: Nuk e vret veten ai jo

23 Mars 2019, 21:28 Nga DOSJA
“Sakrifikoj dhe jetën”, qytetarët komentojnë

TIRANË- Pak ditë pasi Presidenti Ilir Meta, deklaroi nga Pogradeci se ishte gati që të jepte dhe dorëheqjen, Fiks Fare ka pyetur qytetarët.

Gazetari i njohur Foni Ilia, ka pyetur qytetarë të ndryshëm në rrugët e Tiranës, se çfarë mendimi kanë ata për deklaratën e Metës, i cili tha se ishte gati dhe të vetflijohej.

“Presidenti u shpreh dje se mund të vetëflijohet për të mirën e vendit. Foni pyet qytetarët: A thoni vërtetë e bën?”, shkruhet bashkëngjitur me videon që ka publikuar Fiks Fare.

Qytetarët kanë mendime të ndryshme për deklaratën e Metës, ku një prej tyre shprehet: Nuk e vret veten ai jo, mos ja ki merakun atij.

Një njeri që arrin të debulohet në shpirt në zemër në karakter, të vrasi veten nuk është asgjë. Mund t’i ketë thënë kush të dojë, por përveç zotit askush tjetër nuk mund t’i thotë”, u shpreh një tjetër qytetar.


Pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta lëshoi një deklaratë të papritur nga Pogradeci. Meta u shpreh se është i gatshëm të dorëzojë mandatin si President për të mos lejuar instalimin e asaj që ai e quan “juntë”. (Lexo këtu) Presidenti thotë se për këtë arsye është i gatshëm të sakrifikojë edhe jetën e tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta meta sakrifikon mandatin qytetaret per meten salvador allande ilir meta meta sakrifikon mandatin qytetaret per meten salvador allande

Sondazh

Poll